Telenews

Stoltenberg e përserit edhe me Kurtin gatishmërinë e NATO-s për intervenim

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ritheksoi edhe në prezencë të Kryeministrit Kurti se trupat e saj ndërhyjnë, nëse eskalon situata. Këto komente ai i bëri duke iu referuar tensioneve të fundit në veri të Kosovës.

Stoltenberg ia përsërit Kryeministrit Albin Kurti ato që më herët tha se ia bëri me dije presidentit serb, Aleksandër Vuçiq pak më parë.

Sekretari i NATO-s tha edhe në konferencën e përbashkët për media me Kurtin, se forcat e NATO-s do të ndërhyjnë aty ku ka nevojë, nëse situata përshkallëzohet.

Stoltenberg u kërkoi Kosovës dhe Serbisë që të ulin tensionet.

Ai përmendi se alenaca ka 3700 trupa në Kosovë, të cilët janë të angazhuar për ruajtjen e paqes.

Stoltenberg i kishte  ftuar Kurtin dhe Vuciqin në takim, pas tensioneve në veri të Kosovës, në fund të korrikut të këtij viti.

Takimi ndodhi ne Bruksel, një ditë para takimit të Kurtit me Vuçiqin, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.

Të ngajshme

“Le të lehin, unë nuk e flas gjuhën e tyre”, Monika Lubonja thumbon kritikët

Rrezarta Ramaj

Ngjarje në Shqipëri- Gjermani i hedh benzinë makinës së 27-vjeçarit, plagos me thikë dy policë gjatë tentimit për ta arrestuar

Rrezarta Ramaj

Protestat e Gjeneratës Z arrijnë edhe në Gjermani, janë planifikuar në 34 qytete

Rrezarta Ramaj