Telenews

Qeveria: Kurti theksoi që marrëveshja të jetë ligjërisht e obligueshme, me njohjen reciproke në qendër

Qeveria e Kosovës ka reaguar pas takimit të mbajtur sot në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Përmes një deklarate, Qeveria e Kosovës bëri të ditur se në agjendë ishin dy tema, ajo për Kornizën e Përgjithshme të Marrëveshjes dhe çështjet aktuale politike e të sigurisë.

Sipas qeverisë, Kurti në takimin e sotëm ka kërkuar që marrëveshja të jetë ligjërisht e obligueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohje reciproke në qendër.

“Ai prezantoi disa kapituj me elemente përkatëse që duhet t’i përmbajë kjo kornizë. Tema e dytë ishin çështjet aktuale politike e të sigurisë për të cilat Kryeministri Kurti tregoi për rëndësinë e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në vendin tonë si garancione të paqes, sigurisë dhe barazisë për të gjithë qytetarët pa dallim”, thuhet në deklaratën e qeverisë.

Kujtojmë se takimi i sotëm mes Kurtit e Vuçiqit përfundoi pa marrëveshje, teksa këtë e bëri të ditur vetë Shefi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili tha se nuk do të dorëzohen.

Të ngajshme

Reagon familja e Liridona Ademajt pas raportit për Murselin

Valjeta Turkaj

Vetëm pesë minuta me pozën e bretkosës: Bark i sheshtë dhe lamtumirë dhimbjes së shpinës

Erzana Fazliu

Lushaku-Sadriu: Qeveria Kurti po bëhet simbol i korrupsionit, ka bërë dëm epokal shtetit të Kosovës

Erzana Fazliu