Telenews

Sipas Vuçiqit, këto janë gjashtë pikat që Kurti i propozoi në Bruksel

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti i ka propozuar gjashtë pika në takimin e Brukselit që e patën të enjten.

Në konferencën e tij për media pas takimit që pati me përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës, Vuçiq ka deklaruar se nga Kurti është propozuar marrëveshja e gjithëpërfshirëse për të dyja shtetet.

“1. Njohja reciproke dhe hyrja në të gjitha organizatat ndërkombëtare. 2. Zgjidhja e problemit të personave të pagjetur, konstatimi dhe zgjidhja e problemit të personave të dhunuar, zgjidhja e çështjes së të zhvendosurve, e shkatërrimit të pronës publike private dhe kthimit të objekteve të të gjitha dhe i të tjerave që Serbia i vodhi Kosovës dhe në fund dëmshpërblimet e luftës që Serbia duhet t’i paguajë”.

“3. Bashkëpunimi në të ardhmen. 4. Respektimi reciprok i të drejtave të njëjta që kanë serbët në veri, për shqiptarët në Bujanoc dhe Preshevë. 5. Rishqyrtimi i marrëveshjeve të dakorduara më parë, si dhe pika 6. Marrëveshja përfundimtare”,ka thënë Vuçiq, shkruan Nova.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deri tani nuk ka dhënë ndonjë detaj nga takimi me Vuçiq.

Të ngajshme

“Le të lehin, unë nuk e flas gjuhën e tyre”, Monika Lubonja thumbon kritikët

Rrezarta Ramaj

Ngjarje në Shqipëri- Gjermani i hedh benzinë makinës së 27-vjeçarit, plagos me thikë dy policë gjatë tentimit për ta arrestuar

Rrezarta Ramaj

Protestat e Gjeneratës Z arrijnë edhe në Gjermani, janë planifikuar në 34 qytete

Rrezarta Ramaj