Telenews

Presidenti austriak lëndohet gjatë ecjes në mal

Presidenti austriak, Alexander Van der Bellen ka pësuar lëndime të lehta, pasi ka rrëshqitur gjatë një ecje në mal.

Kjo ndodhi pasditën e djeshme, ku më pas ai u dërgua në spital ku edhe e kaloi natën, përcjell Klankosova.tv.

Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të tij në Facebook ku thuhet se për shkak të këtij lëndimi, presidenti do t’i anulojë takimet e tij në kuadër të Forumit Alpbach sot dhe nesër.

Presidenti Van der Bellen ka pësuar lëndime të lehta të dielën pasdite. Ai rrëshqiti gjatë një ecjeje malore dhe u dërgua në spital. Presidenti ka marrë gërvishtje dhe një tronditje të lehtë dhe do ta kalojë natën në mënyrë rutinore në spital me këshillën e mjekëve që e trajtojnë. Ai do të anulojë takimet e tij në kuadër të Forumit Alpbach të hënën dhe të martën”, thuhet në njoftim

Të ngajshme

2026 “Fundi i botës” më 13 nëntor 2026? Çfarë parashikonte studimi i revistës “Science” në vitin 1960

Rrezarta Ramaj

Arjola Demiri rrëfen dramën e martesës dhe divorcit: “Kam duruar 6 vite, kam qenë edhe unë në lëkurën e Arlindës!”

Rrezarta Ramaj

Tronditet Gjilani – pesë të vrarë brenda tri javësh

Rrezarta Ramaj