Telenews

Fundoset jahti 40 metërsh në Itali, publikohen pamjet dramatike

Një superjaht afër 40 metra u fundos në brigjet e Italisë Jugore të shtunën. Por, fundosja ndodhi pasi anëtarët e rojës bregdetare italiane shpëtuan nëntë personat nga anija që po zhytej.

Shtypi italian këtë fundjavë raportoi se jahti motorik “My Saga” është fundosur në brigjet e Catanzaro Marina, derisa pamjet u publikuan sot.

Videoja nga vendi i ngjarjes tregon varkën masive duke u zhytur në ujë përpara se të fundosej plotësisht.

Sky News raportoi se përkeqësimi i kushteve të motit e bëri të pamundur që një rimorkiator shpëtimi ta kthente jahtin në mënyrë të sigurt, .

Një hetim mbi atë që shkaktoi fundosjen e anijes është duke u zhvilluar.

Jahti u ndërtua në Itali në vitin 2007 sipas Super Yacht Times dhe po udhëtonte nga Gallipoli në Milazzo.

Të ngajshme

Shehu: Investimet strategjike në Kosovë e Shqipëri mund të tejkalojnë 10 miliardë dollarë

Yllka Gashi

Në sheshin e Podujevës vendosën flamujt e UÇK-së një ditë para protestës për Çlirimtarët

Yllka Gashi

LKE fton bashkatdhetarët t’i bashkohen protestave nëpër Evropë më 26 dhe 27 shtator: Jo në emrin tim

Yllka Gashi