Telenews

Policia sekuestron AK-47, pushkë, pesë pistoleta e 140 fishekë pasi publikuan video duke shtënë në aheng

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në fshatin Bubavec të Gjakovës janë sekuestruar një AK-47, pushkë gjuetie, pesë pistoleta ku tri prej tyre janë me gaz dhe 140 copë fishekë.

Deri te konfiskimi i armëve të zjarrit dhe fishekëve ka ardhur pas hetimeve, lidhur me disa të shtëna me armë në një aheng familjar ku janë publikuar pamje në rrjete sociale.

Në lidhje me rastin janë arrestuar dy persona ndërsa me vendim të prokurorit të dy janë liruar në procedurë të rregullt.

Të ngajshme

Klubet angleze kërkojnë kompensim nga City

Yllka Gashi

Hamza fton qytetarët në protestën e 1 Tetorit kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Yllka Gashi

Mban emrin e gjyshit, Vesel Demaku luan për Kosovën ndaj Austrisë ku u lind

Yllka Gashi