Telenews

Nis takimi i Escobarit dhe Lajçakut me përfaqësuesit e Listës Serbe në veri

Ka nisur takimi midis përfaqësuesve të Listës Serbe dhe të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për bisedimet, Miroslav Lajçak, në Veri të Kosovës.

Ndonëse ka mbetur më pak se një javë kohë deri më një shtator, kur Qeveria e Kosovës do të nisë zbatimin e vendimeve për riregjistrim të automjeteve me targa serbe në RKS dhe lëshimin e dokumenteve hyrëse-dalëse për shtetasit serbë, tashmë veçse kanë filluar vizitat ndërkombëtare në Kosovë në përpjekje për të gjetur një zgjidhje.

Takimi i emisarëve ndërkombëtarë me përfaqësuesit e Listës Serbe

Qëllim i tyre është që të bisedojnë me palët për arritjen e një marrëveshjeje të mundshme, përpara një shtatorit.

Të mërkurën e 24 gushtit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në ndërtesën e Qeverisë është parë duke hyrë edhe komandanti i KFOR-it, Ferenc Kajari dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Pas takimit njëorësh të mbajtur me presidenten Vjosa Osmani, ata priten të diskutojnë edhe me kreun e Qeverisë lidhur me dialogun Kosovë-Serbi dhe dy vendimet e Qeverisë për targa dhe letërnjoftime.

Lajçak dhe Escobar, janë takuar edhe me liderët e partive opozitare në Kosovë.

Të ngajshme

Vetura godet dy këmbësorë në Mitrovicë, njëri pëson lëndime të rënda

Rrezarta Ramaj

Hykmete Bajrami i kërkon debat Kurtit dhe krejt kabinetit të tij qeverisës

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 1 qershor

Rrezarta Ramaj