Telenews

Vuçiq jep sinjale se do t’i pranojë targat RKS – kërkon që serbët e Veriut të udhëtojnë me dokumente të Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, sot ka lënë të kuptohet se do t’i pranojë targat RKS, megjithatë ka insistuar që për serbët e veriut të mos kërkohen dokumente për hyrje-dalje. Këto deklarata shefi i shtetit serb i ka bërë gjatë një organizimi në Serbi.

Teksa iu është përgjigjur gazetarëve, Vucic ka thënë se dy emisarët, Escobar dhe Lajcak i kanë kërkuar që të respektojë marrëveshjen e vitit 2011 për lirinë e lëvizjes.

“Unë thash që jemi të gatshëm të respektojmë marrëveshjen”, ka thënë Vucic.

Ai tutje ka thënë se marrëveshja për lirinë e lëvizjes referohet për vendet tranzite dhe jo për serbët që jetojnë në Kosovë.

Ai tutje ka thënë se s’mund të negociohet për çështjen e tabelave meqë thotë se “është pothuajse e sigurt që s’do të ketë ndonjë progres”.

“Tabelat fillojnë të ndryshojnë nga 1 shtatori dhe afati është dy muaj. Imagjinoni çfarë tensione do të ketë në këta dy muaj. Nëse ne mund të zgjidhim të paktën çështjen e dokumenteve në mënyrë që serbët nga Kosova të mund të hyjnë dhe dalin në vijën administrative, gjithçka do të jetë më e lehtë”, ka thënë Vucic.

Të ngajshme

Takimi Kurti-Hamza, këto janë tri çështjet që u diskutuan

Rrezarta Ramaj

Aksident tragjik në Gjermani, dy të vdekur dhe 19 të lënduar në autobusin me turistë filipinas

Rrezarta Ramaj

Këta janë folësit në natën e 12-të të protestës ‘’Jo në emrin tim’’

Rrezarta Ramaj