Telenews

Ministri Peci thumbon Kica-Xhelilin, pas paralajmërimeve se ajo do të kaloj në LDK

Njëri nga drejtuesit kryesorë të Partisë më të re në vend, ”Guxo”, Faton Peci ka reaguar për paralajmërimet se deputetja Doarsa Kica-Xhelili do të kalojë në radhët e LDK-së.

Nëpërmjet një shkrimi të cilit ia ka bashkëngjitur edhe një fotografi me Presidenten Osmani dhe Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, Peci ka thumbuar Kica-Xhelilin tekstualisht, transmeton Telenews.al

”Kush synon tjetërsimin apo kontrabandimin e vullnetit të qytetarëve, i bashkohet atyre që janë pjesë e erës së përfunduar në politikë”, ka shkruajtur ai.

Të kujtojmë se deputetja Doarsa Kica-Xhelili, ditë më parë kishte bërë të ditur dorëheqjen nga Lista Guxo dhe të gjitha funksionet që ushtronte aty e gjatë ditës së sotme, është raportuar se ajo tashmë ka kaluar në radhët e LDK-së dhe pritet që shpejtë ta konfirmoj aderimin, qoftë personalisht apo edhe partia ku ajo pritet të vazhdojë veprimtarinë.

 

Të ngajshme

Horoskopi 3 tetor

Rrezarta Ramaj

Policia në Prizren nis kontrollet e trafikut me dronë

Rrezarta Ramaj

Kurti takohet me Trumpin në SHBA

Rrezarta Ramaj