Telenews

Osmani e dekoron me Urdhrin e Pavarësisë ish-presidenten e Konfederatës Zvicerane

Presidentja Vjosa Osmani e ka dekoruar me Urdhrin e Pavarësisë Micheline Calmy-Rey, ish-presidenten e Konfederatës Zvicerane.

Osmani ka thënë se Calmy-Rey ishte liderja e parë evropiane që ka mbështetur publikisht idenë e pavarësisë së Kosovës, shumë vite para shpalljes së pavarësisë.

“Për kontributin e çmuar për pavarësinë e Kosovës dhe për forcimin e marrëdhënieve miqësore në mes të Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane, sot e kam dekoruar znj. Calmy-Rey me Urdhrin e Pavarësisë”.

“Ajo ende vazhdon të avokojë në mbrojtje të Kosovës edhe pas përfundimit të angazhimit të saj aktiv në politikë dhe mbetet një mike e çmuar e Kosovës dhe e popullit të saj”,ka shkruar Osmani.

Të ngajshme

Pas inspektimit, ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren

Rrezarta Ramaj

Protesta për Arlinda Zekajn vazhdon për të tretën ditë, protestuesit mblidhen në sheshin e Prishtinës

Rrezarta Ramaj

Rama ‘godet’ Kurtin: Përkundër kryeministrit që s’shkon, ne jemi gjithmonë për bashkëpunim me Prokurorinë

Rrezarta Ramaj