Telenews

U ankua se zyrtari i lartë në Kllokot e kërcënoi, policët nuk nisën hetimet – suspendohen

Inspektorati Policor i ka rekomanduar Policisë suspendimin e dy zyrtarëve policorë në Kllokot, pasi që dyshohet se kur një qytetar ka bërë ankesë në polici në lidhje me kërcënimet që ka pranuar nga një zyrtar i lartë i komunë së Kllokotit, të njëjtit nuk kanë marrë veprimet hetimore.

“Një qytetar kishte raportuar në Linjën e Kaltër se këta dy zyrtarë policorë nuk kanë ndërmarrë veprimet hetimore ndaj të dyshuarve pas ankesës së tij (duke mos përfshirë  në deklaratën e tij kërcënimet që ai kishte pranuar nga një zyrtar i lartë i komunës së Kllokotit). Me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës zyrtarët e përfshirë si të dyshuar në këtë rast janë suspenduar”, thuhet në njoftimin e IPK-së, transmeton Klankosova.tv.

“Pas verifikimit të informacioneve të pranuara nga ankuesi, në konsultim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, hetuesit e IPK-së janë duke zhvilluar hetime me dyshimin se dy zyrtarët policorë kanë kryer veprën penale ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Të ngajshme

Rusia fillon mobilizimin, Zelenskyy: Koreja e Veriut do dërgojë 10 mijë trupa shtesë

Yllka Gashi

Caktohet trupi gjykues i Apelit në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Yllka Gashi

Valon Murseli i PDK-së ngre shqetësime: Dy muaj pritje për auditimin, ndërsa Komuna ndan 2 mijë euro subvencion

Rrezarta Ramaj