Telenews

Krijohet aplikacioni që iu mundëson kosovarëve gjetjen e lehtë të një pune

krijohet-aplikacioni-qe-iu-mundeson-kosovareve-gjetjen-e-lehte-te-nje-pune

Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit sot do të lanësojnë platformën “One-Stop-Shop”, e quajtur edhe “Rinia e Kosovës”.

Kjo platformë u mundëson të rinjve qasje në informacione rreth mundësive për arsimim, punësim ose angazhime të këtij lloji, raporton Zeri.info.

“Platforma në fjalë, e cila është e para e këtij lloji në mbarë Kosovën, është rezultat i një bashkëpunimi pozitiv dhe të frytshëm ndërmjet Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe OJQ-së LENS”, thuhet në njoftim.

Sipas kësaj ministrie, kjo platformë u vlerësua shumë nga përdoruesit dhe u përditësua rregullisht me një laramani të gjerë mundësisht për të rinjtë.

“Për të festuar mjetet digjitale si mundësuese të ndryshimeve pozitive sociale dhe avancimeve demokratike, duke ripërtërirë së bashku përkushtimin e Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe MKRS-së për avancim kuptimplotë të vlerave demokratike, ngjarja organizohet simbolikisht në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë”, thuhet ndër të tjera.

Të ngajshme

Është vendosur si do të quhet iPhone i ri

KushtrimGuraj

Dollari “mposht” valutat e tjera/ Arrin nivelin më të lartë në dy vite

KushtrimGuraj

Tesla shiti më shumë makina se Audi në vitin 2024

KushtrimGuraj