Telenews

Ndryshon vula e Ibrahim Rugovës, Presidenca ia përshtat një eventi (FOTO)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me të marrë detyrën e saj të të parës së shtetit, prezantohej në frymë rugoviane, e madje për shkak të prezencës së disa elementeve në zyrën e saj, ajo kritikohej se po identifikohej me periudhën e presidentit historik, Ibrahim Rugova.

E për këtë ajo në vazhdimësi ka përdorur vulën tradicionale tashmë të njohur të presidentit Ibrahim Rugova, megjithatë, dizajni i saj sonte është ndryshuar.

Kjo duket të ketë ndodhur për shkak të një eventi, Samiti i Gruas, Paqes dhe Sigurisë, i cili është paraparë të mbahet më 22 dhe 23 tetor në Prishtinë.

‘’Lene qysh është kanë, mos e luni me bo lara-lara’’, është një koment i një ndjekësi në facebook, i cili ka shkruar poshtë fotografisë së publikuar me t’u ndryshuar nga Presidenca e Kosovës.

Të ngajshme

Takimi Kurti-Hamza, këto janë tri çështjet që u diskutuan

Rrezarta Ramaj

Aksident tragjik në Gjermani, dy të vdekur dhe 19 të lënduar në autobusin me turistë filipinas

Rrezarta Ramaj

Këta janë folësit në natën e 12-të të protestës ‘’Jo në emrin tim’’

Rrezarta Ramaj