Telenews

Rrahman Jasharaj rreth grevës: Zgjidhje ka, nuk po kërkojmë miliarda

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, thotë se nuk ndihet fajtor për vazhdimin e grevës pasi, siç shprehet, ai është “zë i mësimdhënëseve”.

Fajtore për mbylljen e shkollave, sipas Jasharajt, është Qeveria e Kosovës, sepse “nuk reflekton karshi kërkesave të sindikalistëve”.

Deri në reflektimin e Qeverisë, thotë ai, nuk ka ndonjë datë të mundshme për fillimin e mësimit.

“Zgjidhje ka… Ne nuk po kërkojmë miliarda”, thotë Jasharaj.

Zyra e Kryeministrit të Kosovës dhe Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit nuk u janë përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se a kanë buxhet për t’i plotësuar kërkesat e mësimdhënëseve dhe a kanë të drejtë t’i urdhërojnë mësimdhënësit të fillojnë procesin mësimor.

Të ngajshme

Reeker: Clark dhe Hill kanë njohuri për UÇK’në, dëshmia e tyre e bazuar në fakte

KushtrimGuraj

Ajvazi pas vendimit të Supremes: ZRrE veproi jashtë ligjit për tregun energjetik – bizneset u detyruan të dalin në treg të lirë

KushtrimGuraj

Cilat ishin mesazhet e Kos për Kosovën në Samitin e Tiranës

Donat Hashani