Telenews

“Jam shumë e dashuruar”, Rita Ora konfirmon martesën me Taiki Waititi

“jam-shume-e-dashuruar”,-rita-ora-konfirmon-martesen-me-taiki-waititi

Rita Ora ka folur për martesën e saj me Taiki Waititi për herë të parë pasi u martua fshehurazi në fillim të kësaj vere.

Këngëtarja 31 vjeçare, tha se është kokë e këmbë e dashuruar me regjisorin, 47 vjeç dhe po planifikon një tjetër dasmë të madhe në Londër për miqtë dhe familjen e saj.

Rita tutje ka thënë se u frymëzua nga prindërit e saj, nëna e saj Vera dhe babai i saj Besnik – në kërkimin e saj për dashurinë pasi mësoi nga lidhja e tyre e fortë më shumë se 30-vjeçare.

“Jam e dashuruar. Unë kam qenë gjithmonë një besimtare në dashuri dhe gjithmonë jam ndjerë sikur e kam dashur gjithmonë përrallën dhe kjo është ajo që jam rritur duke dashuruar”.

Për nënën dhe babanë e saj, ajo shtoi: “Prindërit e mi kanë qenë së bashku për më shumë se 30 vjet, kështu që për mua ishte gjithmonë dashuria dhe gjetja e një partneri dhe gjithçkaje, kështu që jam shumë e lumtur që e bëra”./Klan Kosova

 

Të ngajshme

“Kam qenë shumë i vetmuar”, surpriza e motrës dhe dhëndrit për Gjestin

Rrezarta Ramaj

Ftohen raportet mes Dafinës dhe Yllit? Veprimi në Instagram ngre dyshime për krisjen e miqësisë së tyre –

KushtrimGuraj

Listës së banorëve të BBVA 6 i shtohen edhe këto 6 emra

Rrezarta Ramaj