Telenews

Vuçiq: Kam informacione që Kurti po kërkon artileri që gjuan më shumë se 10 kilometra

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, të premten mbrëma ka folur edhe lidhur me pretendimet se “amerikanët dhe britanikët po e ndihmojnë Kurtin, po e armatosin dhe po blejnë armë për të lokalizuar ushtrinë serbe”.

Duke iu përgjigjur pyetjes për këtë, kreu i shtetit serb ka thënë se “e di cila është e vërteta dhe nuk dëshiron të komentojë”, shkruan KoSSev.

Mirëpo ndërkohë ka ndërruar mendje në sekond dhe ka shtuar “Ne jemi të vegjël, forcat janë shumë të mëdha dhe shumë të forta, por mirë, pak më pak se sa mendojnë ata”.

Vuçiq ka vazhduar duke pretenduar se ka informacione që kryeministri i Kosovës Albin Kurti “ka qenë në kërkim të artilerisë me largësi prej më shumë se 10 kilometrash.”

Të ngajshme

Çitaku, Marta Kos-it: Kosova kërkon drejtësi, jo t’i ikë asaj

Rrezarta Ramaj

“Radio Policia e Kosovës” – KPM-ja miraton transmetimin eksperimental

Rrezarta Ramaj

“Mbaje kokën lart”, vajza e Eli Fares ka një mesazh për të ëmën

Rrezarta Ramaj