Telenews

Shqipëria kërkon tri pikët për kreun e tabelës

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot me atë të Izraelit, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Nëse Shqipëria fiton këtë ndeshje, i afrohet për një pikë vendit të parë në grupin 2 të Ligës B, Izraelit.

Kombëtarja shqiptare ka një ndeshje më pak në grup, ndërsa nëse fiton dy ndeshjet  e fundit, ka gjasa reale që të përfundojë e para në grup.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Bloomfield” në Tel Aviv, nga ora 20:45.

Ndërkohë, sot edhe Kosova zhvillon ndeshjen e parafundit të Ligës së Kombeve, ku përballet me Irlandën e Veriut, nga ora 18:00.

Të ngajshme

Vinicius Jr rrezikon deri në katër ndeshje pezullim, mund të mungojë në “El Clasico” –

KushtrimGuraj

Dy përballje interesante sonte në Superligën e Kosovës në basketboll –

KushtrimGuraj

Një vit nga fitorja historike e Shqipërisë ndaj Serbisë në Leskoc –

KushtrimGuraj