Telenews

Sahatçiu, PDK: Shtatorja e Adem Jasharit do të vendoset në Prishtinë vitin tjetër

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, në Konventën Programore të Gruas Demokratike të Kosovës, ka bërë të ditur se vitin tjetër një shtatore e rëndësishme do t’i shtohet kryeqytetit.

Sahatçiu ka bërë të ditur se vitin tjetër, komuna e Prishtinës ka futur në buxhetim edhe shtatoren e komandantit legjendar, Adem Jashari, njofton Klankosova.tv.

“Edhe në Prishtinë, tash, në buxhetin 2023, e kemi edhe shtatoren e Adem Jasharit. Një memorie kolektive edhe në Kryeqytet, përveç komunave të tjera”, ka thënë Sahatçiu.

Kjo do të jetë hera e parë, në 23 vjet pas luftës, që shtatorja e komandantit Adem Jashari do të bëhet edhe në Prishtinë.

Të ngajshme

Reuters: Parlamenti rizgjedh Albin Kurti kryeministër, kriza politike vazhdon

Yllka Gashi

Kosova “blindohet” në prag të vendimit të Hagës, mësohet plani i Policisë për 16 shtatorin

Yllka Gashi

Hoxhaj publikon video nga marshimet për UÇK-në: Vetëm edhe dy ditë

Yllka Gashi