Telenews

KV Fushë Kosova fiton ndeshjen kontrolluese në Durrës

“Pas fazës parapërgaditore për kampionatin e ri, përgaditjeve fizike dhe kondicionale, gjithmonë të harmonizuara me punë në palestër, radha ishte për ndeshje kontrolluese”.

Ka thënë klubi KV Fushë Kosova, kategoria e femrave pas fitores në Durrës.

“Me ftesë  të ekipit mik “Teuta” nga Durrësi, klubi sot e zhvillojë ndeshjen e parë kontrolluese, ku ishte një test i mirëpritur para fillimit të kampionatit”.

Gjatë ndeshjes stafi i trajnereve patën mundësi të i perfshijnë të gjitha lojtarët, ku secila nga to patën paraqitje të mira me çka ka rezultuar që edhe ndeshja të fitohet në fund.

“I falenderojmë ekipin mikpritës për ngrohtësinë  e ofruar gjatë gjithë kohës”, thuhet në njoftimin e klubit.

“Falenderimi më i madh për të  gjithë  mbështetesitë tonë, me përkrahjen e tyre klubi po e  jetëson misionin dhe vizionin”. /Telenews

Të ngajshme

Valencia e çon në shtëpi trajnerin Corberan, shkarkimi pas rezultateve të “dobëta” –

KushtrimGuraj

Karim Adeyemi shfaqet me veturë me targa të Kosovës në Barcelonë – bie në sy kodi “05” –

KushtrimGuraj

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe –

KushtrimGuraj