Telenews

Seriali komik i përmasave evropiane “Tre vllaznit”, nisi transmetimin

seriali-komik-i-permasave-evropiane-“tre-vllaznit”,-nisi-transmetimin

Situatat që do t’i veçojnë “Tre vllaznit” janë përplasjet e tri gjeneratave dhe koncepteve të vëllezërve, të cilët jetojnë në një banesë në Prishtinë.

Në rolet kryesore luajnë Ilir Tafa, si vëllai i madh i familjes, Valmir Krasniqi, i dyti dhe Lum Veseli, vëllai i vogël i shtëpisë.

Njëri është me besime të viteve të ’50-ta, nostalgji për komunizmin agresiv, përtac e hera-herës edhe mashtrues, vëllai tjetër një pseudo-producent muzikor me karakteristika urbane, ndërsa vëllai i vogël, një super-student që vazhdimisht përjeton përplasje me botën paralele, në të cilën jetojnë vëllezërit të tij.

Pos, tre vëllezërve, një kastë tjetër gjigante do ta plotësojë e freskojë vazhdimisht serialin si: Sabri Fejzullahu, Arbnesha Graboci – Nigja, Basri Shala, Teuta Krasniqi, Fatos Kryeziu, Shengyl Ismaili, Veton Osmani, Shpëtim

Kastrati, Nëntor Fetiu, Avni Hoti, Flakron Aliu, Edita Dula e shumë të tjerë.

Këtu mund ta ndiqni serialin në kohë reale.

Do të transmetohet çdo të diele në orën 21:00, në ATV.

Të ngajshme

“Mbaje kokën lart”, vajza e Eli Fares ka një mesazh për të ëmën

Rrezarta Ramaj

Ledri Vula në New York, këngëtari shqiptar bën namin në festën e familjes Rexha

Rrezarta Ramaj

Ribashkohet çifti i BBVK, mesazhi i Lelës për dashurinë me Leon merr vëmendjen

Rrezarta Ramaj