Telenews

“Putini në siklet”, Britania e Madhe thirrje aleatëve për mbështetje të palëkundur ndaj Ukrainës

Kryeministrja britanike Liz Truss, tha se aleatët duhet të qëndrojnë të palëkundur në krah të Ukrainës dhe të injorojnë kërcënimet e presidentit rus Vladimir Putin.

Zonja Truss, e cila u takua me Presidentin e Shteteve të Bashkuara Joe Biden dhe atë të Francës, Emmanuel Macron në Nju Jork javën e kaluar në udhëtimin e saj të parë jashtë vendit si kryeministre, u bëri thirrje vendeve demokratike të jenë të vendosura kundër “regjimeve autokratike”.

Kryeministrja britanike tha se presidenti rus po përshkallëzonte agresionin e tij në Ukrainë sepse ai nuk po fitonte dhe se ai kishte bërë një gabim strategjik.

Presidenti Putin urdhëroi javën e kaluar një mobilizim të pjesshëm trupash dhe përmendi mundësinë e një konflikti bërthamor.

“Unë mendoj se ai nuk e kishte parashikuar forcën e reagimit nga bota e lirë,” tha zonja Truss në një intervistë për CNN-in, transmetuar të dielën.

“Ne nuk duhet t’u kushtojmë rëndësi kërcënimeve të tij të rreme. Ne duhet të vazhdojmë të vendosim sanksione ndaj Rusisë dhe të vazhdojmë të mbështesim ukrainasit”, tha ajo.

Zonja Truss, që mori detyrën në fillim të këtij muaji, ka mbajtur një qëndrim të ashpër kundër Rusisë dhe Kinës. /Euronews albania

Të ngajshme

Reuters: Parlamenti rizgjedh Albin Kurti kryeministër, kriza politike vazhdon

Yllka Gashi

Kosova “blindohet” në prag të vendimit të Hagës, mësohet plani i Policisë për 16 shtatorin

Yllka Gashi

Hoxhaj publikon video nga marshimet për UÇK-në: Vetëm edhe dy ditë

Yllka Gashi