Telenews

Vjen në jetë djali i dytë i Gold Ag-së, Fronti

gold-ag-publikon-foto-me-nenen:-per-neve-qetesuese-eshte-nena

Gold Ag është bërë sërish baba.

Këngëtari dhe bashkëshortja e tij Ermira, kanë mirëpritur edhe një djalë i cili quhet Front, njofton Klankosova.tv.

Lajmin e ka bërë të ditur artisti përmes një postimi në Facebook.

“Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të qiejve dhe tokës, Furnizuesit të gjithësisë që sot prapë na gëzoi me një djalë. Djali i babës ti je gëzimi im i dytë që sytë me lot mi mbushe sapo erdhe në këtë botë. E gëzofsh emrin FRONT, dhe dije se në shtëpi të pret një GUERIL që nuk do të ndahet asnjëherë nga ti me lejen e ZOTIT. Frontit i duhet një Gueril por edhe Guerili e kërkon Frontin e vet dhe të dy e duan të fortë njëri tjetrin. O Allah o Zoti im më bëj rob falënderues dhe bëj djemtë e mi më të mirë sesa që unë dua. Faleminderit dashnia jeme Ermira, u plakshim bashkë me të mirat e Zotit, e fëmijët tanë qofshin mburrje për ne deri në frymën e fundit”, ka shkruar Gold Ag.

Të ngajshme

“Mbaje kokën lart”, vajza e Eli Fares ka një mesazh për të ëmën

Rrezarta Ramaj

Ledri Vula në New York, këngëtari shqiptar bën namin në festën e familjes Rexha

Rrezarta Ramaj

Ribashkohet çifti i BBVK, mesazhi i Lelës për dashurinë me Leon merr vëmendjen

Rrezarta Ramaj