Telenews

Ndërron jetë në spital i plagosuri me armë zjarri në Vaun e Dejës

Ka ndërrruar jetë në sallën e operacionit 44 vjeçari që u plagos sonte me armë zjarri në Vaun e Dejës.

NJOFTIMI 

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në qendrën shëndetësore të Vaut të Dejës është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi P. K., 44 vjeç, nga Lezha, i plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, ne fshatin Qafë Çelë, Pukë.

Ky shtetas është transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjekësore më të specializuar, i cili ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës.

Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

 

Të ngajshme

Vendimi për krerët e UÇK-së, Ambasada e SHBA-së paralajmëron për protesta të mëdha në Kosovë

Yllka Gashi

“Është shqetësuese”, Albert Bunjaki flet për vendimin e Amir Rrahmanit: Hendikep i madh me t’u largu kapiteni!

Yllka Gashi

Mandati i ri si ministre për Kusari-Lilen, ky është veprimi i parë i saj

Yllka Gashi