Telenews

Hoxha nga Këshilli i Prindërve: Shqetësuese që fëmijët nuk ia nisën mësimit sot

Nexhmi Hoxha nga Këshilli i Prindërve të Kosovës ka thënë se është shqetësues fakti që fëmijët nuk ia filluan mësimit sot, por të pritet deri të hënën.

Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka shtuar se me avancimin e teknologjisë koordinimi për nisjen e mësimit do të mund të bëhej shpejtë.

“Është jashtëzakonisht shqetësuese ky trend i mosinteresimit për t’i kthyer fëmijët nëpër shkolla. Duke pasur parasysh se tashmë teknologjia është aq e avancuar dhe ka mundësi të merret opinioni i SBAShK-ut për një kohë jashtëzakonisht të shkurtër”.

“Kemi qenë optimist se kjo do të ndodh dje dhe fëmijët tonë do të kthehen në shkolla sot dhe jo të hënën. Është shqetësuese edhe në parlament edhe në qeveri kur bëjnë thirrje që fëmijët të kthehen në shkollë të hënën dhe nuk thonë nesër”.

Të ngajshme

SHBA mban seancë për Ballkanin Perëndimor, në fokus edhe Kosova dhe siguria rajonale

Yllka Gashi

Nicole Kidman rikthen elegancën e xhinseve të gjera, ky kombinimi po tërheq vëmendjen në New York

Yllka Gashi

Vali Corleone nuk paraqitet në gjykatë, pavarësisht paralajmërimit për urdhërarrest

Yllka Gashi