Telenews

Roma fiton me përmbysje, Mourinho e shijon fitoren e parë ndaj Interit

Roma ka arritur të shënojë fitore me përmbysje 1:2 në udhëtim ndaj Interit, në kuadër të javës së tetë në Serie A.

Kështu, trajneri i Romës, Jose Mourinho e arriti fitoren e parë ndaj Interit, ekip me të cilin e kishte fituar tripletën në vitin 2010.

Dzeko realizoi qysh në minutën e 10-të, por goli u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.

Ndërkohë, në të 30-tën, Dimarco kaloi vendasit në epërsi.

Nuk vonoi shumë dhe nëntë minuta më vonë, Dybala me një gol të bukur barazoi shifrat dhe dërgoi ndeshjen në pushimin mes pjesëve me rezultatin 1:1.

Ishte Chris Smalling që shënoi bukur me kokë pas krosimit të Pellegrinit për t’i dhënë fitoren Romës sonte.

Me këtë triumf, tani Roma shkon në kuotën e 16 pikëve në vendin e katërt, katër më pak se Napoli që i prin renditjes.

Në anën tjetër, nënkampioni i Italisë, Interi mbetet i shtati me 12 pikë, katër fitore dhe katër humbje.

Të ngajshme

Shkëmbimi i merkatos së janarit, Gimenez te rivalët e Milanit

KushtrimGuraj

Panik tek Barcelona, ka frikë për përhapjen e sëmundjes së tuberkulozit brenda kampit

KushtrimGuraj

Ancelotti i “mbyll derën” Neymarit te Brazili

KushtrimGuraj