Telenews

Koci: Lirisht le t’i bëjnë kallëzim penal ministrit Murati, ai zbatoi Ligjin

Avokati Arianit Koci ka thënë se nuk është i kundërligjshëm mosekzekutimi i pagave për mësimdhënësit grevistë.

Koci në Prime Time ka thënë se është ligji i qartë dhe ai po zbatohet.

“Absolutisht nuk është e kundërligjshme Neni 18, në momentin kur je në grevë nuk ke të drejtë në pagë, kjo është shumë e qartë, Lirisht le të urdhërojnë le t’ia bëjnë kallëzimin penal, asgjë nuk arrijnë prej asaj. Pse me i bë? Po zbatohet Ligji, i cili është i qartë”, ka thënë Koci.

Sipas Kocit, ekzekutimi i pagave për grevistët paraqet shkelje ligjore.

“Nëse ka raste të tilla [kur ekzekutohen pagat për grevistët] atëherë duhet të ndërhyjë Prokuroria, të hetojë rastin”, ka thënë Koci.

Të ngajshme

Investime miliardëshe në pritje, çfarë sjell Balkan Summit 2026?

Rrezarta Ramaj

Chris Brown dhe Usher anulojnë katër koncerte

Rrezarta Ramaj

Paraqitje fantastike, Partizani U19 kualifikohet tutje në UEFA Youth League

Rrezarta Ramaj