Telenews

Dërgimi i armëve në Ukrainë, rrit rrezikun e përplasjes së drejtpërdrejtë midis ShBA-së e Rusisë, thotë Moska

Vendimi i ShBA-së për të dërguar më shumë ndihmë ushtarake në Ukrainë “rrit rrezikun e një përplasjeje të drejtpërdrejtë ushtarake” midis Rusisë dhe Perëndimit, ka paralajmëruar Moska.

Ambasadori i Rusisë në ShBA, Anatoly Antonov, tha se ishte ky një “kërcënim i menjëhershëm” për Moskën, duke e përshkruar ShBA-në si “pjesëmarrëse në konflikt”.

Më herët, ShBA-ja njoftoi një tjetër ndihmë ushtarake prej 625 milionë dollarësh për Ukrainën.

Armatimi i avancuar i ShBA-së është vlerësuar se ka ndihmuar Ukrainën të jetw mw e vrullshme kundër forcave pushtuese ruse.

Trupat ukrainase kanë bërë përparime të rëndësishme në veri-lindje dhe jug të vendit gjatë javëve të fundit.

Pajisja më e fundit amerikane përfshin katër të tjera nga sistemet e shumta të raketave Himars me precizion të lartë.

Në përgjithësi, Uashingtoni ka dhënë gati 17 miliardë dollarë në mbështetje ushtarake për Kievin që kur presidenti rus Vladimir Putin pushtoi Ukrainën më 24 shkurt.

Të ngajshme

Investime miliardëshe në pritje, çfarë sjell Balkan Summit 2026?

Rrezarta Ramaj

Chris Brown dhe Usher anulojnë katër koncerte

Rrezarta Ramaj

Paraqitje fantastike, Partizani U19 kualifikohet tutje në UEFA Youth League

Rrezarta Ramaj