Produktet ishin prodhuar nga kompania indiane ‘Maiden Pharmaceuticals’, e cila kishte dështuar të jepte garanci për sigurinë e tyre, shtoi OBSH.
OBSH i identifikoi ilaçet si solucioni Oral Promethazine, shurupi i kollës për fëmijë Kofexmalin, shurupi i kollës për bebe Makoff dhe Shurupi Magrip N Cold, shkruan BBC.
Katër produktet ishin identifikuar në Gambia, por “mund të jenë shpërndarë përmes tregjeve informale në vende ose rajone të tjera”, shtoi OBSH.
OBSH paralajmëroi se përdorimi i tyre mund të rezultojë në lëndime serioze ose vdekje, veçanërisht te fëmijët.
Ndërhyrja e OBSH-së erdhi pasi autoritetet mjekësore në Gambia, një destinacion popullor turistik, zbuluan një rritje të rasteve të dëmtimit akut të veshkave tek fëmijët nën moshën pesë vjeç në fund të korrikut.
The post OBSH alarm për shurupet e kollës të prodhuara në Indi pas vdekjeve te fëmijët appeared first on tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!.

