Telenews

Zbulohen detaje të “pazarit” që kishte bërë Elon Musk në blerjen e Twitter

zbulohen-detaje-te-“pazarit”-qe-kishte-bere-elon-musk-ne-blerjen-e-twitter

Elon Musk thuhet se kërkoi një çmim më të ulët për Twitter përpara se të bënte ofertën e tij origjinale prej 44 miliardë dollarësh.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në javët e fundit, përfaqësuesit e Musk thuhet se kanë qenë të angazhuar në diskutime private me Twitter për çmimin e platformës së mediave sociale, kanë thënë burimet për New York Times.

Ekipi i Musk fillimisht kërkoi një ulje prej 30% të çmimit, sipas tre personave anonimë të njohur me bisedimet.

Zbritja do ta kishte vlerësuar kompaninë në rreth 31 miliardë dollarë.

Twitter e refuzoi ofertën dhe diskutimet kaluan në një ulje prej 10% të çmimit, sipas NYT.

Këto bisedime ishin gjithashtu të pasuksesshme, duke nxitur vendimin e Musk për të “ringjallur” ofertën e tij prej 54.20 dollarë për aksion, të cilën ai e bëri fillimisht në prill, sipas NYT.

Të ngajshme

Apple ndryshon emrin e Liqenit Ontario në “Lake America” pas urdhrit të Trump

Yllka Gashi

Si e mori emrin Ford Mustang? Historia pas emrit legjendar

Yllka Gashi

25 milionë euro gjobë për TikTok-un në Brazil, “nuk u mbrojtën” të dhënat e fëmijëve –

KushtrimGuraj