Përveç fitores së shënuar sonte ndaj Sivassporit, Ballkani ka marrë edhe një tjetër lajm të mirë nga ndeshja mes Slavia Pragës dhe Clujit.
Sonte, skuadra e Clujit shënoi fitore në udhëtim te Slavia me rezultatin 0:1.
Dhe, kjo më së shumti i ka shkuar përshtati kampionëve të Kosovës – të cilët tani kryesojnë në Grupin G.
Në fakt, të gjitha skuadrat nga ky grup kanë pikë të njëjta – por Ballkani pozicionohet i pari.


