Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi sot ka mbajtur një konferencë për media, ku është shprehur se të tilla do të mbajë çdo të premte në orën 10:00.
Ai u shpreh se këtë e bën për t’i ndihmuar jetës parlamentare e demokratike në vend.
” Unë kam vendosur që të premteve në ora 10:00 të mbajë konferenca për shtyp, pikërisht për t’i ndihmuar jetës parlamentare e demokratike në vend, ne jemi shtet parlamentar, deputeti ka përgjegjësitë dhe obligimet e veta, natyrisht që do të ishte e pafalshme që në fund të mandatit të ankohemi apo të tentojmë të arsyetojmë mungesën e veprimit, komunikimit me qytetarët, votuesit, por edhe me ju media”, u shpreh ai.
Abazi tha se nuk po largohet nga Vetëvendosja dhe se proceset e rëndësishme brenda kësaj partie, janë kryer.
Ai gjithashtu u shpreh se ndodh që kryesuesja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila. shpesh nuk ka vullnet që të mbajë takimet ku siç u shpreh ai diskutohen çështje të rëndësishme.
“Nuk po dal prej Vetëvendosjes, unë mendoj që proceset e rëndësishme brenda VV-së janë kryer, janë kryer zgjedhjet, nuk ka dëmtim të proceseve përbrenda, por domosdoshmëria e hapjes së debatit përtej diskutimeve të brendshme, ku unë si deputet e natyra ime nuk është as e heshtur e as spektatore, është që ato diskutime që nuk kanë marrë përgjigje, ose nuk janë adresuar, ose nuk ka vullnet tek kryesuesja e Grupit Parlamentar për me majt as minutat e takimeve kur diskutohen çështje të rëndësishme, sigurisht që për mua pas dy viteve e kam shumë e vështirë të dal e të them që nuk janë realizuar”, tha tutje Abazi.