Ka nisur seanca plenare në Kuvendin e Kosovës në të cilën pritet të mbahet një interpelancë, të shqyrtohen disa projektligje dhe rekomandime.
Shefi i grupit parlamentar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se subjekti që ai e përfaqëson nuk do ta votojë asnjë marrëveshje përderisa vazhdon saga me pagat për mësimdhënësit.