Telenews

Moti për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës  ka njoftuar se të dielën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4 m/s.

“Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të insolacionit dhe lëkundjeve të lehta të elementeve meteorologjike, gjë që këto kushte do të luajnë rolë pozitiv në shëndetin e popullatës dhe në aktivitetet e përditshme. Gjithashtu edhe kushtet agrometeorologjike parashihen të jenë të favorshme, sidomos për bujkun i cili ka filluar procesin e mbjelljes së kulturave vjeshtore dhe kjo fushat pritet të vazhdoj deri në fund të këtij muaji dhe dekadën e parë të nëntorit, varësisht nga kushtet klimatike”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Eksplorohet shpella më e thellë në Kosovë!

Yllka Gashi

FSK-ja stërvitet bashkë me Amerikën, Kroacinë dhe Shqipërinë

Yllka Gashi

Hamza viziton familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi: Nuk jeni vetëm, do të angazhohemi deri në kthimin në atdhe të luftëtarit të fundit të lirisë

Yllka Gashi