Telenews

Sulmohet një infermier në QKUK, reagon Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë

Një infermier i Onkologjisë është sulmuar fizikisht në vendin e tij të punës.

Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së, ka reaguar ndaj sulmit duke e dënuar ashpër atë.

Sipas kësaj sindikate, sulme të tilla ndaj punëtorëve shëndetësorë janë shqetësuese dhe të papranueshme.

“Sulmet e tilla ndaj punëtorëve shëndetësorë në vendet e tyre të punës janë shqetësuese dhe të papranueshme, ndërsa tolerimi i tyre krijon precedent të rrezikshëm për të ardhmen, duke nxitur pasiguri në punë në mesin e komunitetit infermieror”, thuhet në njoftimin e kësaj sindikate.

Kjo sindikatë ka ftuar QKUK-n të rrisë kapacitetet dhe masat e sigurisë fizike për punëtorët shëndetësorë në vendet e tyre të punës, ndërsa nga organet kompetente ka kërkuar që të zbardhin rastin dhe “kryesit e kësaj veprave frikacake dhe të turpshme të marrin dënimin e merituar, në mënyrë që rastet e tilla të mos përsëriten më”.

Mësohet se infermieri me inicialet B.I, rreth 40 vjeç, është goditur në fytyrë nga dy personat. Sulmi ndaj tij ka ndodhur derisa pacienti ka kërkuar tratjim në repart, duke mos qenë i shtrirë aty.

Të ngajshme

Takimi Kurti-Hamza, këto janë tri çështjet që u diskutuan

Rrezarta Ramaj

Aksident tragjik në Gjermani, dy të vdekur dhe 19 të lënduar në autobusin me turistë filipinas

Rrezarta Ramaj

Këta janë folësit në natën e 12-të të protestës ‘’Jo në emrin tim’’

Rrezarta Ramaj