Telenews

Vdes aktorja e njohur nga filmi i animuar “Beauty and the Beast”, Dame Anglea Lansbury

vdes-aktorja-e-njohur-nga-filmi-i-animuar-“beauty-and-the-beast”,-dame-anglea-lansbury

Aktorja irlandeze-britanike dhe amerikane, Dame Anglea Lansbury e famshme për rolet e saj ikonë në filmat “Murder, She Wrote” dhe “Beauty and the Beast” ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj në Los Angeles të martën (11 tetor) në moshën 96-vjeçare.

“Fëmijët e Dame Angela Lansbury janë të pikëlluar të njoftojnë se nëna e tyre vdiq paqësisht në gjumë në shtëpinë e saj në Los Angeles në orën 1:30 të mëngjesit sot, e martë, 11 tetor 2022, vetëm pesë ditë para ditëlindjes së saj të 97-të”, tha familja e saj në një deklaratë.

Lansbury ishte më e njohur për portretizimin e saj të shkrimtares misterioze dhe detektives amatore, Jessica Fletcher në serialin dramatik të krimit amerikan, “Murder She Wrote”, i cili u shfaq për 12 sezone nga 1984-1996.

Për rolin e saj u nominua për dhjetë “Golden Globes”, duke fituar katër, së bashku me 12 nominime për 12 “Emmy”, duke i dhënë asaj rekordin për më së shumti nominime në “Golden Globe” dhe çmimin për “aktoren më të mirë” në një serial drama televiziv.

Ajo ishte gjithashtu e njohur edhe për huazimin e zërit për personazhin ‘Mrs Potts’ në vitin 1991 në filmin e animuar “Beauty and the Beast”.

E lindur në Londër, nëna e saj, Moyna MacGill, ishte një aktore dhe babai Edward Lansbury një politikan. Ai vdiq kur ajo ishte vetëm nëntë vjeç, dhe jo shumë kohë pas fillimit të Luftës së Dytë Botërore, familja u zhvendos në SHBA në vitin 1940, duke u vendosur në New York.

Në vitin 2013, ajo mori një çmim nderi “Oscar”  për karrierën e saj 80-vjeçare të aktrimit.

Lansbury fitoi pesë çmime “Tony” për shfaqjet e saj në Broadway. Ajo fitoi nominime për çmimin Oscar si aktore dytësore për dy nga tre filmat e saj të parë, Gaslight (1945) dhe The Picture of Dorian Grey (1946), dhe u nominua përsëri në vitin 1962 për “The Manchurian Candidate”.

Në vitin 2009 ajo fitoi çmimin pestë “Tony”, “për aktoren më të mirë” të paraqitur në një ringjallje të Blithe Spirit të “Noel Coward” dhe në 2015 fitoi një çmim ‘Olivier’ në rol.

Pas një martese jetëshkurtër me aktorin Richard Cromwell, Lansbury u martua me aktorin britanik Peter Shaë në vitin 1949. Ata qëndruan së bashku deri në vdekjen e tij në 2003 dhe patën dy fëmijë. Shaw përfundimisht u bë menaxheri i saj.

Të ngajshme

Ronaldo iu bashkua “shakasë kosovare” për dasmat: “Ma mirë me ato pare shkoj n’deti” –

KushtrimGuraj

Vdes aktorja në moshë të re

Yllka Gashi

Brikena emocionon me dedikimin për Mateon

Rrezarta Ramaj