Telenews

Sa është i rëndësishëm uji për shëndetin tonë

sa-eshte-i-rendesishem-uji-per-shendetin-tone

Uji është një lëndë ushqyese thelbësore dhe luan rol të rëndësishëm në trupin e njeriut. Mund të mbijetojmë deri në disa javë pa ushqim, por vetëm disa ditë pa ujë. Uji përmban lëndë ushqyese për të gjitha qelizat në trupin dhe oksigjenin në trurin tonë.

Uji po ashtu lejon trupin të thith dhe asimilojë minerale, vitamina, aminoacide, glukozë dhe substanca të tjera dhe ndihmon për rregullimin e temperaturës së trupit, pra vepron si lubrifikant për nyjet dhe muskujt.

Kur konsumoni sasinë e rekomanduar, uji kontribuon në mirëmbajtjen e funksioneve normale fizike si dhe në mirëmbajtjen e funksioneve normale konjitive. Për më tepër, uji kontribuon në ruajtjen e termorregullimit normal të trupit.

Trupi i njeriut nuk mund të ruajë ujë. Sigurimi që lëngjet e humbura plotësohen në kohën e duhur dhe trupat tanë janë të hidratuar në mënyrë korrekte është thelbësore për shëndetin dhe trupin që të funksionojë.

Të ngajshme

SHSKUK-ja ndan mbi 1.2 milionë euro për barna për kancer dhe sëmundje të tjera

Yllka Gashi

IKSHPK: Në javën e fundit shtatë raste të reja me fruth

Yllka Gashi

Këto janë llojet e kancerit që shkaktojnë më së shumti vdekje te burrat dhe gratë –

KushtrimGuraj