Telenews

Jepni fëmijëve ushqim me vete në shkollë

jepni-femijeve-ushqim-me-vete-ne-shkolle

Ushqimet e shëndetshme janë të rëndësishme sepse fëmijët kanë “bark të vogël” dhe orare të ngarkuara, që do të thotë se ata nuk kanë gjithmonë oreks për vakte të mëdha, as nuk kanë durim të hanë gjithçka që kanë në pjatën e tyre.

Frutat dhe perimet sigurojnë një sasi të mjaftueshme të glukozës, që për organizmin përkthehet në energji. Gjithashtu ato ofrojnë edhe plot lëndë ushqyese të rëndësishme si vitaminat, mineralet dhe fibrat. Krahas vlerave ato ofrojnë edhe shije fantastike, të cilës me siguri të vegjlit nuk do të mund t’i rezistojnë dot.

Nëse metoda me fruta dhe perime nuk bën, ia vlen të provoni një metodë tjetër. Një mënyrë e zgjuar për t’i siguruar fëmijës tuaj proteina, yndyrna të shëndetshme dhe fibra është duke bërë një përzierje arrorësh dhe frutash të thata. Kosi është një burim i shkëlqyer i kalciumit, një mineral i rëndësishëm që mbështet shëndetin e kockave dhe funksionin e muskujve.

Kur të vendosni për një sanduiç, sigurohuni që përbërësi i bukës të jetë gruri integral, pasi ai siguron më tepër lëndë ushqyese dhe fibra. Yndyrnat janë të nevojshme për rritjen dhe zhvillimin e trurit dhe trupit. Ato ofrojnë vitamina A, D, E dhe K, që mbështesin shëndetin e lëkurës, forcën e kockave, shikimin dhe koagulimin e gjakut.

Të ngajshme

SHSKUK-ja ndan mbi 1.2 milionë euro për barna për kancer dhe sëmundje të tjera

Yllka Gashi

IKSHPK: Në javën e fundit shtatë raste të reja me fruth

Yllka Gashi

Këto janë llojet e kancerit që shkaktojnë më së shumti vdekje te burrat dhe gratë –

KushtrimGuraj