Telenews

Blinken i shqetësuar pas deklaratave të Xi: Planet e Kinës për të aneksuar Tajvanin po lëvizin me shpejtësi

blinken-i-shqetesuar-pas-deklaratave-te-xi:-planet-e-kines-per-te-aneksuar-tajvanin-po-levizin-me-shpejtesi

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka deklaruar se Kina po vijon me planet për të aneksuar Taivanin në një afat kohor të shpejtë, ndërsa paralajmëroi përçarje globale nëse një gjë e tillë do të ndodhte.

Në një bisedë me ish-sekretaren e shtetit Condoleezza Rice në Universitetin e Stanfordit, Blinken deklaroi se paqja dhe stabiliteti midis Kinës dhe Tajvanit ishin ruajtur me sukses për dekada, por Pekini kishte ndryshuar qasjen e tij.

“Në vend që të qëndrojë me status quo-në që u krijua në një mënyrë pozitive, Pekini ka marrë një vendim thelbësor që status quo-ja nuk është më e pranueshme dhe Pekini është i vendosur të ndjekë ribashkimin në një afat kohor shumë më të shpejtë. Nëse mjetet paqësore nuk do të funksiononin, atëherë do të përdornin mjete shtrënguese, dhe ndoshta nëse mjetet shtrënguese nuk funksionojnë, atëherë ndoshta mjete të forta për të arritur objektivin e tyre. Kjo është ajo që po prish thellësisht status quo-në dhe po krijon tensione të jashtëzakonshme”, tha Blinken. Komentet e Blinken erdhën fill pas deklaratave të bëra nga Xi Jingpin në Kongresinë e partisë së Kinës, ku bëri të qarta planet e tij për Tajvanin.

 

Të ngajshme

25 vjet pas sulmeve të 11 Shtatorit, Kosova në solidaritet me SHBA-në –

KushtrimGuraj

Detaje nga aksidenti tragjik në Zvicër: 5 viktima, 40 të lënduar

Yllka Gashi

Mbrojtja e Kilajt: Provat e ZPS-së nuk janë asgjë më shumë se spekulime

Yllka Gashi