Telenews

Raporti për situatën në Kosovë ballafaqon Gërvallën me Selakoviqin në OKB

Raporti i Sekretarit të OKB-së, Antonio Guterres për situatën në Kosovë do të diskutohet sot nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së.

Kosova në këtë takim do të përfaqësohet nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Në raportin e Guterres do të diskutohen zhvillimet kryesore politike dhe të sigurisë, normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, situata në veri, sundimi i ligjit e çështje të tjera.

Ndërsa, Serbia në këtë seancë të Këshillit të Sigurimit do të përfaqësohet nga ministri i Punëve të Jashtme, Nikola Selakoviq.

Kujtojmë se seancat e Këshillit të Sigurimit kanë prodhuar përballje interesante mes përfaqësuesve të Kosovës dhe atyre të Serbisë, sidomos në lidhje me luftën në vend.

Të ngajshme

Rrahje mes pesë personave në Viti, vihet në përdorim edhe arma e zjarrit

Valjeta Turkaj

Tragjike në Prizren: 24 vjeçari dyshohet se qëlloi veten me armën që po e provonte për ta blerë

Valjeta Turkaj

Dyshohet për vrasje në Prizren

Valjeta Turkaj