Telenews

Arbenita Ismajli shfaqet provokuese në imazhet në bikini nga pushimet në Turqi

arbenita-ismajli-shfaqet-provokuese-ne-imazhet-ne-bikini-nga-pushimet-ne-turqi

Modelja e njohur shqiptare, Arbenita Ismajli ndonëse e angazhuar profesionalisht ka gjetur kohë që edhe së fundmi të shijojë disa ditë pushim.

Bukuroshja nga Kumanova këtë herë ka përzgjedhur Turqinë për të pushuar bashkë me partnerin e saj, reperin Fero dhe vajzën e tyre Nina.

Natyrisht, nuk kanë munguar imazhet e ndryshme që Arbenita ka sjellë për fansat e saj në llogarinë personale të Instagramit.

Modelja ka pozuar në disa foto të ndryshme ku shihet e veshur me bikini me ngjyrë të kaltër teksa merr vëmendje me linjat e përkryera të trupit.

Të shumta kanë qenë pëlqimet dhe gjithashtu komentet nga ana e admiruesve të saj sipër fotografive.

Ndërkohë, kujtojmë që Arbenita dhe Fero bashkë me vajzën e tyre prej kohësh jetojnë në Gjilan ndërsa modelja mbetet e përkushtuar edhe ndaj karrierës së saj dhe vazhdon të jetë imazh I markave të ndryshme.

Në anën tjetër, ndonëse shumicën e kohës janë të pandashëm edhe reperi Fero është mjaft aktiv me projekte të ndryshme muzikore.

Të ngajshme

Valdrina befason me deklaratën për Valdetin në BBVK

Rrezarta Ramaj

Kylie Jenner mahnit me selfie provokuese, shfaqet me reçipeta

Rrezarta Ramaj

Sonte prime i radhës i “BBVK5”, çfarë pritet të ndodhë?

Rrezarta Ramaj