Telenews

Gjenden viruse shumë të vjetra, ja nga çfarë mund të na vijë pandemia e radhës

gjenden-viruse-shume-te-vjetra,-ja-nga-cfare-mund-te-na-vije-pandemia-e-radhes

Pas pandemisë së fundit Covid-19, viruset dhe bakteret tani kanë fituar më shumë vëmendje dhe po bëhen gjithnjë e më shumë studime se sa e lehtë është që një pandemi të përsëritet. Siç shihet me të dhënat e reja shkencore, nuk është aspak e pamundur.

Shkencëtarët kryen një analizë gjenetike në liqenin Hazen, liqeni më i madh i ujërave të ëmbla në Rrethin Arktik. Nga kjo analizë, rezulton se rreziku i transmetimit të një virusi, kur virusi infekton fillimisht një mbartës të ri, mund të jetë më i lartë pranë akullnajave që shkrihen.

Ndërsa temperaturat rriten globalisht për shkak të ndryshimeve klimatike, bëhet gjithnjë e më e mundshme që viruset dhe bakteret e bllokuara në akullnajat dhe ngricat e përhershme të “rizgjohen”, përhapen dhe infektojnë kafshët e egra aty pranë, veçanërisht kur zonat ku kafshët e ndryshme lulëzojnë, zhvendosen më pranë poleve.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 16 shtator

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 14 shtator

Rrezarta Ramaj

Do dëbohen shqiptarët nga Gjermania? Flet deputeti Teich i AfD-së pas fitores

Rrezarta Ramaj