Telenews

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë pritet të kemi mot stabil dhe kryesisht me diell. Mëngjesi pritet të jetë i ftohtë dhe me gjasa për mjegull nëpër disa lugina dhe ultësira. Dita stabile dhe me diell dhe vranësira të pakta lokale. Temperaturat pritet të lëvizin nga 2 ajo minimale deri në 23 gradë Celsius ajo maksimale.

Në Shqipëri dhe tërë rajonin tonë sot pritet të kemi mot stabil dhe kryesisht me diell. Do të vazhdojnë temperaturat e larta për këtë periudhë kohore.

Edhe ditëve të ardhshme na pret mot stabil për shkak të dominancës absolute anticiklonike. Mëngjeset do të jenë të ftohta dhe vende-vende me mjegull, ndërsa ditët stabile dhe kryesisht me diell.

Të ngajshme

Ky është lokacioni ku dyshohet se janë gjetur mbetje mortore në Zubin Potok

Rrezarta Ramaj

Aksident fatal në minierën e Bulqizës, nxirret trupi i pajetë i një 40-vjeçari

Rrezarta Ramaj

”Shkundet” Shqipëria, goditet nga tërmeti

Rrezarta Ramaj