Telenews

Rakiq: Nëse nis konfiskimi i targave KM, i bllokojmë hyrje-daljet në veri

Kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq, që është ministër për Kthim e Komunitete në Qeverinë e Kosovës, ka thënë se në rast se autoritetet kosovare nisin me konfiskimin e veturave me regjistrimet KM, atëherë ata do bllokojnë gjitha hyrjet-daljet në veri të Kosovës.

Pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Beograd, Rakiq tha se do i bëjnë rezistencë demokratike e paqësore në rast se njësitet policore kosovare nisin me konfiskimin e asaj që ai e quajti  “pronë të serbëve “ përfshirë këtu edhe targat KM të cilat deri më 31 tetor kanë afat të shndërrohen në RKS.

Të ngajshme

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk përballojnë dot 1 javë pushime në vit

Yllka Gashi

Zyrtare: Danny Welbeck transferohet te Chelsea

Yllka Gashi

Me motrën time”, Katy Perry publikon videon ikonike me Dua Lipën

Rrezarta Ramaj