Telenews

Osmani për planin ‘franko-gjerman’: Asnjëherë s’e kam mohuar ekzistencën e tij

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se asnjëherë nuk e ka mohuar ekzistencën e dokumentit franko-gjerman.

Në konferencën e përbashkët me presidenten e Komisionit Evropian, ajo tha se kjo iniciativë do t’i shpjegohet lidershipit të Kosovës më në detaje gjatë javëve dhe muajve në vijim.

“Do të ketë takime të institucioneve të Republikës së Kosovës, natyrisht nën udhëheqjen e BE-së, edhe me palën gjermane dhe palën franceze në mënyrë që detajet e kësaj iniciative që ka për qëllim intensifikimin e procesit të dialogut, ka për qëllim paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë, të shpjegohen më në detaje. Sapo të merren të gjitha përgjigjet, natyrisht që ato përgjigje do t’i shpalosim para qytetarëve tanë”, tha e para e shtetit.

Të ngajshme

“Ma vranë djalin”, prindërit e njërit prej fëmijëve e panë tragjedinë e Durrësit nga kamerat e sigurisë

Rrezarta Ramaj

Stuttgart: Në autobusin nga Kosova, doganierët gjejnë 250 kilogramë suxhuk, cigare dhe një qenush

Rrezarta Ramaj

Këngëtari Asim Gashi viziton ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë

Rrezarta Ramaj