Telenews

BE-ja i kundërpërgjigjet Muskut: Zogu do të fluturojë sipas rregullave tona

be-ja-i-kunderpergjigjet-muskut:-zogu-do-te-fluturoje-sipas-rregullave-tona

Komisioni Evropian i ka kujtuar Elon Musk se ai duhet të ndjekë rregullat e Bashkimit Evropian pas konfirmimit se ka marrë kontrollin e Twitterit.

“Në Evropë, zogu do të fluturojë sipas rregullave tona”, tha Thierry Breton, Komisioneri i BE-së për Tregun e Brendshëm, në platformën e mediave sociale të premten në mëngjes.

Disa orë më parë, Musk shkroi në Twitter duke thënë “zogu është liruar”, një referencë për logon e Twitter, raporton euronews.

Miliarderi raportohet se pasi bleu për 44 miliardë dollarë rrjetin social kishte larguar nga puna CEO-n, shefin financiar dhe avokatin kryesor të kompanisë.

Komisioneri gjithashtu publikoi një video të realizuar në muajin maj ku shihet ai së bashku me CEO-n e Tesla në fabrikën e veturave në Austin, Teksas.

Musk tha se rregullimi dixhital i BE-së ishte “saktësisht në përputhje” me idetë e tij dhe ishte dakord “me gjithçka” që kishte thënë Breton rreth moderimit të përmbajtjeve të mediave sociale.

Bloomberg raportoi se Musk do të bëhet CEO dhe gjithashtu do të anulojë ndalimet e përjetshme për përdoruesit e Twitterit.

Të ngajshme

Ferrari Luce arrin objektivin e shitjeve për vitin 2026, vetëm dy muaj pas prezantimit

Yllka Gashi

‘Po del jashtë kontrollit’, 1 mijë ekspertë ngrenë alarmin: Mos avanconi shumë me ‘IA’

Yllka Gashi

OpenAI pranon se inteligjenca e saj artificiale u përpoq të hakëronte kompani të tjera

Blearta