Telenews

EMRI/ Vrasje me armë zjarri tek “Kodra e Diellit” në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë ku një person u dërgua i pajetë në spital.

Dyshohet se personi është vrarë me armë zjarri tek “Kodra e Diellit”. Burimet bëjnë me dije se personi i vrarë është Briken Sanaj 39-vjeç nga Lezha.

39-vjeçari është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një makinë në lëvizje, e cila është larguar menjëherë pas ngjarjes.

Ai është dërguar pa shenja jete në spital.

Ndërkohë që policia ka gjetur gëzhoja në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 30.10.2022, te Kodra e Diellit, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri shtetasi B. S., rreth 39 vjeç, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Janë shoqëruar disa persona në Polici.

Në Qafë Kashar, në afërsi të një biznesi pllakash, është gjetur duke u djegur, një automjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për fiksimin e çdo prove të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve.

Të ngajshme

Stresi i kërkon Edi Ramës dorëheqjen: Ndryshe do kesh fundin më të keq

Rrezarta Ramaj

IKShPK shënon Tetorin Rozë me aktivitete ndërgjegjësuese në të gjitha rajonet e Kosovës

Rrezarta Ramaj

Kosova ka nevojë për rezultate, jo për një tjetër kapitull pritjesh: 10 prioritetet për presidenten Justina Shiroka-Pula

Rrezarta Ramaj