Telenews

Qeveria e Kosovës del me një listë: Këto janë arritjet tona për 1 javë

Qeveria e Kosovës ka dalë me një listë të pesë ngjarjeve më të rëndësishme të javës, ngjarje këto që po konsiderohen si arritjet kryesore të kësaj jave.

E para në listën e ngjarjeve më të rëndësishme është listuar siç thotë Qeveria renditja e Kosovës e para në Ballkanin Perëndimor për sundim të ligjit kurse e dyta në botë.

Në listë është përmendur edhe miratimi i buxhetit të 2023 në vlerë 3.2 miliardë euro, dhe miratimi nga Kuvendi i Strategjisë të Sigurisë së Kosovës për vitin 2022-2027.

Postimi i zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziu:

Pesë nga ngjarjet kryesore të javës që lëmë pas:

🔵Kosova u rendit e para në Ballkanin Perëndimor për sundim të ligjit kurse e dyta në botë për nga përmirësimi i arritur brenda vitit 2022, sipas World Justice Project. Sivjet shënuam vlerën më të lartë ndonjëherë në indeksin e këtij raporti.

🔵U miratua në Qeveri projektbuxheti për vitin 2023. Në vlerë prej 3.2 miliardë euro, buxheti për vitin e ardhshëm do të vazhdojë mbështetjen për arsim, shëndetësi, bujqësi e siguri

🔵Kuvendi miratoi Strategjinë e Sigurisë së Kosovës 2022-2027. I dyti që nga shpallja e pavarësisë, ky dokument identifikon rreziqet, kërcënimet, sfidat për sigurinë e vendit por edhe mundësitë, objektivat strategjike dhe vizionin për të ardhmen.

🔵U nënshkrua marrëveshja me Malin e Zi për ndërtimin e rrugës Pejë-Rozhajë dhe rrugës Deçan-Plavë. Krahas rëndësisë ekonomike, këto dy projekte lidhin vendet e banuara shqiptare në dy anën e kufirit.

🔵U nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar për vazhdimin e përkrahjes financiare në mbrojtje dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve, kultivimin e gjuhës, artit, kulturës e identitetit shqiptar në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj