Telenews

Moldavia shpall persona non grata një diplomat të ambasadës ruse

moldavia-shpall-persona-non-grata-nje-diplomat-te-ambasades-ruse

Moldavia e shpalli një punonjës të ambasadës ruse persona non grata, pasi një fragment i një rakete ruse të rrëzuar nga mbrojtja ajrore ukrainase u ul në një fshat në kufirin e vendit me Ukrainën herët të hënën.

“Ambasadori i Rusisë u thirr më herët sot dhe u njoftua për vendimin tonë për të shpallur një diplomat rus persona non grata,” tha ministri i Jashtëm moldav në Twitter.

Nicu Popescu vuri në dukje se sulmet e intensifikuara nga Rusia ndaj Ukrainës “po kanë efekte të rënda përhapëse në Moldavi, duke kërcënuar energjinë tonë dhe sigurinë njerëzore”.

Më herët, Popesku njoftoi se vendi i tij dënoi “agresionin e vazhdueshëm të Rusisë kundër Ukrainës”.

“Sulmet mbi infrastrukturën ujore dhe stresi pasues në lumë mund të vënë të gjithë rajonin në rrezik nga përmbytjet,” u shpreh më tej Popesku.

Ai shtoi se raketa e rrëzuar nga mbrojtja ajrore e Ukrainës synonte një digë ukrainase në lumin Nistru.

“Sulmet e tmerrshme në infrastrukturën kritike jehojnë përtej kufijve të Ukrainës dhe përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë energjetike dhe njerëzore të Moldavisë,” përfundoi ai.

Shpërthime u dëgjuan në shumë rajone në Ukrainë, përfshirë kryeqytetin Kiev, herët të hënën, duke lënë shumë zona pa energji elektrike apo ujë.

Infrastruktura energjetike e Ukrainës ka qenë objektiv i sulmeve ajrore ruse që nga fillimi i luftës në shkurt.

Të ngajshme

Rrëzohet avioni turistik në SHBA: Humbin jetën 13 persona

KushtrimGuraj

Trump: Izraeli është shumë i kënaqur me marrëveshjen për çarmatosjen e Hamasit

KushtrimGuraj

Zelensky: Rusia përfiton nga vazhdimi i luftës në Lindjen e Mesme, ne nuk humbasim

Yllka Gashi