Telenews

Rusia pezullon trafikun përgjatë korridorit të sigurisë të përcaktuar nga marrëveshja e grurit

rusia-pezullon-trafikun-pergjate-korridorit-te-sigurise-te-percaktuar-nga-marreveshja-e-grurit

Rusia ka pezulluar trafikun përgjatë korridorit të sigurisë të krijuar nga marrëveshja e grurit të Detit të Zi, pasi OKB-ja, Turqia dhe Ukraina kanë rënë dakord për një plan lëvizjeje për 16 anije që ndodhen në ujërat turke.

“Deri në sqarimin e situatës rreth aksionit terrorist të kryer nga Ukraina më 29 tetor të këtij viti kundër luftanijeve dhe anijeve civile në Sevastopol, trafiku përgjatë korridorit të sigurisë të përcaktuar nga Iniciativa e Detit të Zi është pezulluar”, tha Ministria ruse e Mbrojtjes në një deklaratë sonte.

Deklarata përsërit se Moska pezulloi operacionet e saj sipas marrëveshjes në vend që të tërhiqej nga ajo.

Deklarata më tej përcaktoi se lëvizja e anijeve përgjatë korridorit të sigurisë është “e papranueshme”, sepse Ukraina e përdor atë për të “kryer operacione ushtarake kundër Rusisë”.

“Në kushtet aktuale, nuk mund të bëhet fjalë për garantimin e sigurisë së ndonjë objekti në drejtimin e specifikuar derisa pala ukrainase të pranojë detyrime shtesë për të mos e përdorur këtë rrugë për qëllime ushtarake”, shtohet në deklaratë.

Të shtunën, Rusia njoftoi se kishte pezulluar pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen për eksportin e grurit ukrainas pas sulmeve në flotën e saj të Detit të Zi.

Turqia, OKB, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje më 22 korrik në Stamboll për të rifilluar eksportet e grurit nga tre porte ukrainase të Detit të Zi, të cilat u ndaluan pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë në shkurt./AA

Të ngajshme

Rikthim i madh në familjen mbretërore? Harry synon ribashkimin me mbretin Charles

Yllka Gashi

Trump paralajmëron bisedime të reja me Iranin, Teherani mohon se ka negociata

Yllka Gashi

Rrëzohet avioni turistik në SHBA: Humbin jetën 13 persona

KushtrimGuraj