Telenews

Vdes në moshën 25-vjeçare djali i Tim Roth, Cormac Roth

vdes-ne-moshen-25-vjecare-djali-i-tim-roth,-cormac-roth

Cormac Roth, djali i aktorit anglez, Tim Roth, ka vdekur në moshën 25-vjeçare, shkruan People.

“Të dielën, më 16 tetor, ne humbëm djalin tonë, Cormac pas një beteje të me kancerin”, njoftoi familja Roth.

“Ai vdiq i qetë në krahët e familjes së tij që e donin dhe e adhuronin. Ai luftoi me një guxim të jashtëzakonshëm vitin e kaluar dhe e ruajti zgjuarsinë dhe humorin e tij deri në fund”, thuhet në një deklaratë të familjes.

“Një shpirt i butë që solli kaq shumë lumturi dhe shpresë për ata që e rrethonin. Hidhërimi rritet kur mendojmë për atë djalë të bukur që njohëm gjatë këtyre 25 viteve e 10 muajve”, sipas deklaratës.

Cormac u diplomua në Kolegjin Bennington në Vermont dhe ishte një muzikant jashtëzakonisht i talentuar.

Në një postim në Instagram në muajin korrik, Cormac njoftoi se ishte diagnostikuar me kancer të fazës së tretë në nëntor të 2021.

“Më ka hequr gjysmën e dëgjimit, 60 kilogramë peshë, besimin tim dhe do të vazhdojë rrugën e tij vrastare, derisa unë të arrij ta ndaloj disi. Por, nuk më ka hequr vullnetin për të mbijetuar, apo dashurinë për të bërë muzikë. Nuk ma ka hequr ende”, shkroi Cormac në Instagram.

Të ngajshme

Zbulohet se çfarë kërkoi në Google vrasësi i Krakovit në Google, para masakrës!

Rrezarta Ramaj

Spanja kërkon hetim ndaj TikTok-ut për abuzim seksual me fëmijët, ngrihet mundësia e bllokimit të platformës

Rrezarta Ramaj

Franca nuk gjen qetësi, studentët: Protestat nuk do të ndalen, presioni duhet të vazhdojë

Rrezarta Ramaj